Për një javë, 1.576 sanksione për vozitje të shpejtë

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht Zhurnal.mk – Në periudhën nga 3 deri më 9 gusht 2026, policia rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione kontrolluese të përforcuara në territorin e vendit, me qëllim të zbulimit dhe të sanksionimit të shkeljeve që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Kontrollet u zhvilluan në kuadër të ROADPOL Operation Speed, një aktivitet operativ mbarë evropian, në të cilin marrin pjesë shërbimet e policisë rrugore të vendeve anëtare të ROADPOL-it.

Gjatë aksionit, nëpunësit policorë monitoruan dhe matën në mënyrë të vazhdueshme shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve, me fokus të veçantë në rrugët dhe lokacionet ku, bazuar në analizat e sigurisë rrugore, ekziston rrezik më i lartë për aksidente rrugore të shkaktuara nga shpejtësia e papërshtatshme dhe e paadaptuar me kushtet e rrugës.

Gjatë kontrolleve u konstatuan 1.576 shkelje që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Me pjesëmarrjen në ROADPOL Operation Speed, policia rrugore vazhdon aktivitetet për përmirësimin e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në kuadër të ROADPOL.

Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për uljen e numrit dhe pasojave të aksidenteve rrugore, rritjen e disiplinës rrugore dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër