Perinski: Formohet baza me 170 ekspertë për mbështetje të komunave, hapet sërish thirrja publike

Nga D. V.
1,245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 mars, Zhurnal.mk – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Resurseve për mbështetje të zhvillimit të komunave, pas analizës së parë të aplikimeve të pranuara, ka formuar një bazë fillestare prej 170 ekspertësh dhe praktikantësh.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, theksoi se me këtë hap është vendosur një bazë e fortë për ofrimin e mbështetjes profesionale, të shpejtë dhe të targetuar për komunat në zgjidhjen e sfidave konkrete lokale, transmeton zhurnalmk.

Ai sqaroi se baza e ekspertëve tashmë është vënë në funksion dhe komunat, në përputhje me nevojat e tyre, mund të shfrytëzojnë mbështetje profesionale në fusha të ndryshme.

Fushat e ekspertizës përfshijnë kompetencat themelore të komunave, por edhe sektorë më të gjerë që ndikojnë në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe hartimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë.

Ndërkohë, Ministria njofton se nga sot rihapet thirrja publike për shprehje interesi për përfshirje në bazën e ekspertëve të Qendrës së Resurseve.

Thirrja do të mbetet e hapur në mënyrë të vazhdueshme, duke u dhënë mundësi të gjithë profesionistëve të interesuar me përvojë dhe ekspertizë përkatëse të aplikojnë dhe të kontribuojnë në sigurimin e mbështetjes cilësore dhe në kohë për komunat.//Zhurnal

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër