Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk  – Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në Hagë.
Gruda tha se gjatë takimit kanë biseduar për Kosovën, njerëzit dhe të ardhmen, duke theksuar qetësinë dhe forcën që, sipas tij, Veseli ka shfaqur.

Ai bëri të ditur se Veseli është shprehur i bindur se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

“Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij. Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, shkroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër