Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton institucionet e drejtësisë në bisedime

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për një takim më 28 shtator, ku pritet të diskutohet çështja e pagave të magjistratëve.

Takimi synon të sjellë në një tryezë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit për të diskutuar nivelin e pagave dhe çështje që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve.

Takimi pritet të zhvillohet më 28 shtator, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë propozimet dhe përfundimet që do të dalin nga diskutimet.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, më herët i ftoi publikisht e magjistratët ne tryeze pune, kjo ftesë e tij erdhi një ditë pas miratimit në parlament te p/ligjit për pagat e magjistratëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër