Pesë ditë mundësi për studentët për të aplikuar për shujta studentore

Nga Xh M
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars Zhurnal.mk – Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë pesë ditë mundësi të aplikojnë për shujta studentore. Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e racionit të subvencionuar ndërsa konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej më 1 deri më 5 prill 2026”, raporton Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Aplikimi do të bëhet përmes formës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.

“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend”, raporton Ministria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër