Peshkimi pësoi rënie, u shtuan subjektet, por u pakësua sasia. Ndër më të preferuarit korani i Pogradecit

Nga L. M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Numri i subjekteve të peshkimit gjatë vitit të 2025 është rritur me 2.52% duke bërë që numri total i anijeve të shkojë në 854, por shtim flote zuri më pak peshk në rrjetë.

Në vitin 2025, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ishte 15.153 tonë, duke shënuar një rënie prej 7,9 %, krahasuar me një vit më parë që ishte 16.452 tonë.

Ku zërin më të rëndësishëm e ka rritja e peshkut në kushte artificiale, ku vetëm Akuakultura përbën 43,2 % (6.549 tonë).

Ndërkohë kërkesat e mëdha për peshkun e liqenit të Pogradecit kanë bërë që sasia e rasateve të Koranit kësaj here të kapë shifrën e 2 milionëve, nga 1.8 që u hodhën në vitin 2024.

Në det specie kryesore që zihen më tepër nga drejta e subjekteve janë ato që kanë edhe më tepër vlerë si është karkaleci i thellësisë ku për vitin që lamë pas janë kapur 802 tonë, peshk merluc 693 tonë dhe sardele 765 tonë.

Ndërsa në ujerat e brendshme sipas të dhënave të INSTAT peshku me sasinë më të lartë të zënë është karas.

1.018 tonë, skortë 708 tonë dhe krap 546 tonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër