Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Venko Filipçe dhe talogu i LSDM-së këto ditë po përpiqen të tregojnë kujdes të supozuar, duke propozuar ligje për bujqit, për pagën minimale, ndërsa dje folën se ishin të shqetësuar edhe për pensionistët. Po ashtu tregojnë shqetësim se gjoja ishte rrezikuar identiteti maqedonas dhe se Maqedonia ishte e izoluar. Por, a i beson dikush Filipçes? A ka fare hapësirë për t’i besuar? Sigurisht që jo!, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Brane Petrushevski nga VMRO‑DPMNE.
E pse? Sepse pas të gjitha krimeve nga periudha e qeverisë së LSDM-së, si dhe të gjitha viktimat nga spitali modular në Tetovë dhe nga korona që janë bagazh i Filipçes, nuk mund t’i besohet. E qytetarët kujtojnë edhe kush e shiste shtetin.
Nga ana tjetër, qytetarët shohin çfarë ndryshimi po ndodh në Maqedoni. Këto ditë kryeministri Mickoski nga SHBA njofton për thellim të mëtejshëm të partneritetit strategjik me Uashingtonin, investime në antimon, qendra të dhënash dhe energjetikë.
E Filipçe me mësuesin partiak dhe shokun Zoran Zaev do të mbeten të njohur vetëm si persona që derisa ishin në pushtet kujdeseshin vetëm për interesat personale dhe ndërkohë shisnin gjithçka nga Maqedonia.
Në këtë situatë, oferta nga talogu i LSDM-së janë vetëm gënjeshtra dhe histeri, prandaj ky periudhë është më mirë të përkushtohen në konsolidim dhe të rishqyrtojnë çfarë mund të bëjnë përveçse të shëtisin në Dubai dhe në Egje, shtoi Petrushevski.
