Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin, Krasniqi tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar “tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”.

Personi i dyshuar është arrestuar, “ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, përfundoi Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura