Pleurat Sejdiu rizgjidhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

U zhvillua mbledhja konstituive e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), ku pas përfundimit të procedurave sipas Kodit Zgjedhor dhe përmes votimit të anëtarëve, u zgjodh Kryetari i ri i Odës, Dr. Pleurat Sejdiu.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Dr. Sejdiu falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e profesionit mjekësor në Kosovë.

Gjithashtu, me propozim të kryetarit Sejdiu, Kuvendi miratoi edhe zëvendës kryetarët: Dr. Rrezart Halili, Dr. Lauras Idrizi dhe Dr. Kreshnike Dedushi Hoti, të cilët do të mbështesin drejtimin e Odës dhe zbatimin e politikave dhe projekteve të saj.

Ky proces konstituiv shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave udhëheqëse të OMK-së dhe konsolidimit të rolit të saj në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të mjekëve në vend. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër