Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Më 21.07.2026 në orën 00:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Karaorman” në Tetovë, nga një plumb qorr, i padestinuar nga armë zjarri është dëmtuar xhami i përparmë i një automjeti të parkuar “BMW” me targa zvicerane, pronë e A.A. (22) nga fshati Pallaticë e Tetovës. Gjatë këqyrjes së kryer, në automjet është gjetur dhe marrë për ekspertizë një plumb nga armë zjarri. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Plumbi qorr dëmton BMW-në me targa zvicerane në Tetovë
Nga D. V.
Nga D. V.
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos
1,140
