Policia zbardh detaje për krimin në familje në Fier

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një burrë i moshuar dyshohet se ka vrarë gruan e më pas veten.

Sipas njoftimit të Policisë Fier, rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman (Roskovec) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., 75 vjeçe, brenda banesës, dhe më pas ka vrarë veten.

Policia e Qarkut Fier njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër