Portugalia priste pensionimin e Ronaldos pas Botërorit 2026

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Federata Portugeze e Futbollit kishte parashikuar që Cristiano Ronaldo të tërhiqej nga kombëtarja pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, raporton Diario AS.

Sipas mediumit spanjoll, gjatë procesit të përzgjedhjes së pasuesit të Roberto Martinezit, Federata Portugeze u kishte bërë me dije shumicës së kandidatëve për postin e trajnerit se Ronaldo mund të mos rikthehej më në përfaqësuese pas Botërorit.

Megjithatë, mungesa e një vendimi të qartë nga 41-vjeçari për të ardhmen e tij bëri që trajneri Jorge Jesus ta përfshinte atë në listën e Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ronaldo tashmë është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi u largua nga grumbullimi i Portugalisë në mes të kampit, pas një përplasjeje me Jesusin lidhur me minutat e pakta të lojës.

Ky zhvillim ka rikthyer edhe më fuqishëm spekulimet se legjenda portugeze mund t’i japë fund karrierës me kombëtaren, veçanërisht pas episodit të fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër