Progres në përfshirjen e romëve, por ngecje në shëndetësi dhe strehim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Ka progres në përfshirjen e romëve, por ende ekzistojnë fusha ka ngecje, tregon Raporti në hije, që e goditi Instituti për Hulumtim dhe Analiza të Politikave “Romanilitiko” për periudhën mars 2025 deri në mars të vitit 2026.

Progres më të madh është vërejtur në pjesën e edukimit ku në zbatimin e masave, ashtu edhe në shfrytëzimin e buxhetit. Në këtë pjesë për herë të parë këtë vit ka ndërmjetësi jo vetëm në arsimin fillor por edhe në të atë të mesëm. Megjithatë, tranzicioni i regjistrimit nga arsimi fillor në atë të mesëm shënon rëni, si dhe numri i nxlnësve të regjistruar që sipas “Romanilitiko” ka të bëjë me trendin e shpërnguljes.

“Romalitiko” shënon se në sektorë të caktuar nuk janë përdorur fondet siç janë shëndetësia dhe strehimi.
“Në kuadër të strehimit, Ministria e Transportit ende nuk i ka shpenzuar paratë e dhëna në fushën e infrastrukturës në vendbanimet rome. Në fushën e shëndetësisë, për fat të keq, jemi në një regres. Shfrytëzimi financiar nuk është diçka e re. Edhe më parë, kur e analizuam situatën, tregoi se deri në fund të vitit po bëhen përpjekje për të shfrytëzuar maksimumin, domethënë për të zbatuar më shumë masa. Në Ministrinë e Transportit kemi shfrytëzim zero sepse e shpallën thirrjen më vonë”, tha Suad Skenderi nga “Romalitiko”.

Hendeku mes gruas rome dhe grave tjera vërehet edhe në raportin më të ri dhe kjo nuk është diçka e re për shkak të “Romaliziko” e thekson edhe në shtatë raportet tjera.
“Periudha e mbulimit është mars 2025 deri në mars 2026 dhe tregon se koordinimi institucional është shkaktari kryesor pse shfrytëzimi buxhetor është në nivel kaq të ulët”, thotë Skenderi.

“Krahas përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe angazhimeve të ndërmarra, zbatimi konsistent i masave të parashikuara është veçanërisht i rëndësishëm. Pikërisht këtu duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Besoj se është e rëndësishme që zbatimi i Strategjisë së Përfshirjes së Romëve 2022–2030 të mos lihet vetëm në nivel deklarativ. Zbatimi i saj me sukses kërkon përfshirjen e vazhdueshme të të gjitha ministrive të linjës, vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera kompetente. Gjithashtu, është e nevojshme një përfshirje më e madhe e organizatave të shoqërisë civile, jo vetëm në proceset e konsultimit, por edhe në monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave”, tha drejtori ekzekutiv i “Romalitiko” Elvis Shaqiri.

Suksesi i një politike nuk matet sipas asaj se sa dokumente janë miratuar ose sa rekomandime janë shkruar, por sipas asaj sa realisht është përmirësuar jeta e njerëzve, politika e së cilës i përket atyre njerëzve”, nënvizoi Shaqiri.

Në prezantim nuk mori pjesë ministri pa dikaster Erxhan Demir.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër