Tiranë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se projektligji për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të shqyrtohet në seancën plenare të Kuvendit më 17 shtator.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Gogu iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kompetenca për përcaktimin e pagave të magjistratëve i takon Kuvendit.
Ministri theksoi gjithashtu se standardet e ofrimit të shërbimeve duhet të zbatohen edhe në sistemin gjyqësor.
“Ai standard të zbatohet edhe në ofrimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor. Nuk besoj që i shërbejnë këtij diskutimi, kënaqësia që mund t’i dhurojmë algoritmit. Magjistratët janë të pavarur, unë nuk jam për të komentuar veprime që bëjnë institucione të pavarura të shtetit shqiptar. Kuvendi ka kompetencën, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një rend, ka caktuar Kuvendin e Shqipërisë të përcaktojë pagën e gjyqtarit”, theksoi Gogu ndër të tjera.
