830
Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata Penale ka caktuar masën paraburgimit prej 30 ditësh për bashkëshortët, të cilët Prokuroria i ka akuzuar për vrasje dhe ndihmë në vrasjen e mjekut Aco Trpovski, e cila ndodhi dy vite më parë në Autokamonadë të Shkupit.
Gjykata Penale shpjegon se kërkesa e Prokurorisë për masë paraburgimi është përgjigjur pozitivisht për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët.
