Prokuroria e Lartë Publike, mbetet pa shef

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 mars – Asnjëri nga prokurorët Fatime Fetai, Vlladimir Milloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, të cilët synojnë pozitën e shefit në Prokurorinë e Lartë Publike, nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Nga shtatë kandidatët e paraqitur, kandidaturat i kanë tërhequr Xhelal Bajrami dhe Trajçe Pelivanov, ndërsa Aleksandar Markovski u zgjodh prokuror në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Tani këshilli do të hapë konkurs të ri dhe do ta vazhdojmë procedurën sipas ligjit.

Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi edhe katër prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar, por nuk ua vazhdoi mandatin asnjërit nga prokurorët kishin paraqitur kandidatura. Mes tyre u gjet edhe emri i prokurores Ivana Trajçevska Aleksova, e cila e udhëheq lëndën për policët e përfshirë në zjarrin në diskotekën Puls në Koçan. Kryeprokurori i Shtetit Nenad Saveski, thotë se kur ka situata të tilla, një prokuror tjetër vazhdon me lëndët.
“Në raste të tilla vazhdon të punojë një prokuror tjetër, i cili sipas rregullave për shpërndarjen e lëndëve do t’i caktohet një tjetër prokurori dhe ai vazhdon me punë”, deklaroi Nenad Savevski, prokuror publik shtetëror i RMV.

Anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ardian Demiri, adresoi kritika ndaj prokurorëve nga bashkësitë entike, sepse nuk paraqiten në konkurset për prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organziuar. Për prokurore në këtë prokurori u zgjodhën Engjëllushe Leshi Kadriu, Aleksandar Markoski, Ana Gogovska dhe Ana Stojkoviq, ndërsa Ivana Aleksova Trajçeva, Suzana Mirçevska Kuzmanovska dhe Valentina Bislimovska, nuk e morën numrin e nevojshëm të votave. Kandidaturat i tërhoqën Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër