Protesta e 92-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 gusht Zhurnal.mk – Qytetarët janë grumbulluar sot në Sheshin “Skënderbej” për të nisur ditën e 92-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas mbledhjes fillestare në sheshin qendror të kryeqytetit, protestuesit të të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojë tubimi me fjalimet e paralajmëruara.

Lëvizja protestuese, e cila ka hyrë në muajin e saj të tretë të qëndresës pa ndërprerje, vijon të këmbëngulë në kërkesat e saj për dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

artikuj të ndërlidhura