Protestë në Tiranë dhe në disa qytete, tensione të forta në Lezhë. Gjykata burg për një prej të arrestuarve, Rama te bizneset private të dëmtuara dje në Tiranë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora janë zgjuar këtë të premte me protesta.

Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.

Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.

Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.

“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.

artikuj të ndërlidhura