Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”.
“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre.
Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa.
“Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundrejt drejtoreshës së agjencisë për Media dhe Informim.
