Publikohet letra sekrete që Trump i la Joe Bidenit në Zyrën Ovale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një letër e shkruar nga Donald Trump për Joe Biden, më 20 janar 2021, ditën e inaugurimit të këtij të fundit, është bërë publike pas gati pesë vitesh.

Dokumenti, i lënë në Zyrën Ovale, përmban urime dhe mesazhe miqësore nga Trump për pasardhësin e tij, pavarësisht përplasjes së ashpër politike që i kishte karakterizuar ndër vite.

Në letër, Trump shpreh besimin se Biden do të ishte një president i përkushtuar ndaj popullit amerikan, duke i uruar sukses në detyrën e re.

Publikohet letra sekrete që Trump i la Joe Bidenit në Zyrën Ovale

Biden e ka përfshirë letrën në librin e tij të ri dhe, duke kujtuar momentin kur e lexoi, thotë se u përball me dy anë të ndryshme të Trump: atë të rivalit politik dhe atë të njeriut që i drejtonte fjalë miqësore.

Libri zbulon edhe një tjetër deklaratë të Trump gjatë takimit pas zgjedhjeve të vitit 2024, kur ai i kishte thënë Bidenit: “Po të mos ishte politika, mendoj se do të ishim miq të mirë”.

Letra mbyllej me urime për Bidenin dhe bashkëshorten e tij, Jill, si dhe me fjalët: “Zoti e bekoftë Amerikën!”.

artikuj të ndërlidhura