Ylli i filmit “The Hunger Games”, Ethan Jamieson (27 vjeç), është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt tre personave në qytetin Raleigh, në ShBA.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Jamieson u arrestua më 8 prill për një incident që kishte ndodhur më 22 mars në orët e mbrëmjes.
Policia kishte marrë një njoftim për të shtëna rreth orës 21:52 dhe pasi mbërriti në vendngjarje, gjeti një person që raportoi se një individ i panjohur me biçikletë elektrike kishte qëlluar në drejtim të makinës së tyre në lëvizje.
Ethan Jamieson
Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Gjatë hetimeve, autoritetet identifikuan Jamieson si personin që kishte qëlluar drejt automjetit, duke rrezikuar jetën e tre burrave.
Ai akuzohet për tre vepra penale të sulmit me armë vdekjeprurëse me qëllim vrasjeje.
Sipas raportimeve, në incident është përdorur një pistoletë gjysmë-automatike e kalibrit 9 mm.
Një ditë pas arrestimit, më 9 prill, gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 30 prill, ku pritet të shqyrtohet vijimi i procesit.Kjo nuk është hera e parë që Jamieson përballet me ligjin.
Në mars të vitit 2025 ai ishte arrestuar gjithashtu në Raleigh për kundërshtim ndaj një zyrtari policor, ndërsa për këtë vepër u shpall fajtor më 26 mars 2026, vetëm pak ditë para incidentit të fundit.

