Qendra e Shëndetit Publik Prilep: Uji i pijshëm në Krushevë është bakteriologjikisht i pasigurt

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Qendra e Shëndetit Publik – Prilep informon banorët e Krushevës se uji i pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit qytetar rezulton bakteriologjikisht i pasigurt.

Gjatë kontrollit të rregullt të cilësisë dhe sigurisë së ujit është konstatuar mungesë e klorit rezidual, si dhe prani e baktereve me origjinë intestinale.

Për këtë gjendje, më 23 korrik 2026, menjëherë janë njoftuar institucionet shtetërore kompetente dhe drejtoria e NP “Komuna” – Krushevë.

QShP – Prilep u rekomandon banorëve të Krushevës që për konsum të përdorin vetëm ujë të ambalazhuar.

Uji nga ujësjellësi qytetar mund të përdoret për higjienë personale, përgatitje ushqimi dhe larje enësh vetëm pas zierjes për të paktën 10 minuta.

Këto rekomandime do të jenë në fuqi derisa të merren tre mostra të njëpasnjëshme të ujit me rezultate të rregullta.

Gjithashtu, analizat e kryera më 20 korrik 2026 kanë treguar se bakteriologjikisht të pasigurta janë edhe çezmat rrugore “Benzinska Pumpa” dhe “Shën Petka”, të cilat nuk duhet të përdoren për pije.

Qendra e Shëndetit Publik – Prilep njofton se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe do të informojë rregullisht opinionin për çdo zhvillim të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër