Qeveria ditën e martë emëron ushtrues detyre në katër komuna

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Të martën në seancë qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen sërish zgjedhjet pasi më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e një të tretës së votuesve në zgjedhje.

Ekzekutivi duhet të emërojë të besueshëm, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë, por edhe Mavrovë- Rostushë. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna mbaron më 11 dhjetor në mesnatë. Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.

Kujtojmë se në këto katër komuna nuk u arrit censusi më 19 tetor. Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 u mbajt më 19 tetor ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More