Qeveria drejt marrëveshjes 300 milionë euro me SHBA-në për pajisje ushtarake, pas kritikave të Trump për Samitin e NATO-s në Tiranë!

Nga L. M
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë një seancë më datë 30 Korrik, ku në fokus do të jetë një marrëveshje e minutës së fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 300 milionë euro.

Burime thanë se, kjo blerje synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes së Shqipërisë në nivelin 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO për vendet anëtare.

Arritja e këtij pragu shihet si një hap i rëndësishëm për të shmangur çdo rezervë që mund të ndikojë në organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë.

Më herët, administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kishin shprehur rezerva për faktin se Shqipëria shpenzonte rreth 1.6% të PBB-së për mbrojtjen, nën objektivin e Aleancës.

Nëse marrëveshja finalizohet, Shqipëria do të përmbushë angazhimin financiar ndaj NATO-s, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër