Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se ishin vendosur padrejtësisht.
Zëvendëskryeministri dhe Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar Konjufca në X.
