Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar për një takim për të cilin thanë se u zhvillua me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore.
Drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, së bashku me koordinatorin dr. Nazmi Kolgeci, vizituan FSK-në në Kazermën “Adem Jashari”, ku u pritën nga gjeneral Enver Cikaqi dhe përfaqësues të Regjimentit të Mjekësisë.
Gjatë vizitës u diskutua për organizimin e shërbimeve mjekësore dhe realizimin e vizitave sistematike shëndetësore për kadetët dhe pjesëtarët e FSK-së.
Sipas QKUK-së, bashkëpunimi ndërinstitucional synon përmirësimin dhe avancimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore.

