Shkup, 8 mars – Qytetarët dhe organizatat e Shkupit do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 24 mars në Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizmin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2025.
“Të drejtën për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë personat fizikë që banojnë në territorin e Qytetit të Shkupit (artistë dhe artistë të pavarurat) të cilët kryejnë veprimtari nga gusha e kulturës në përputhje me Ligjin për Kulturë dhe dispozita të tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në Thirrje.
Këtë mundësi mund të shfrytëzojnë edhe persona juridikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në Qytetin e Shkupit.
“Thirrja publike ka të bëjë me financimi ne programeve, projekteve dhe aktiviteteve në bazë të qëllimeve dhe kritereve të përcaktuara për përzgjedhjen e projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit në këto fusha: arte performuese, muzikore, vizuale dhe mediumeve të reja, veprimtari botuese dhe bibliotekare, muzeore dhe trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, shkruan në Thirrje.

