Rama: 226 profesionistë punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Rama theksoi se ky proces është zhvilluar mbi parimet e meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e sistemit shëndetësor.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” vijon të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm për përzgjedhjen e stafit të ri në institucionet shëndetësore publike, duke garantuar një proces konkurrues dhe të drejtë për profesionistët e fushës.

“226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë”, u shpreh Rama

Portali “Infermierë për Shqipërinë” është krijuar për të mundësuar aplikimin dhe përzgjedhjen online të profesionistëve të infermierisë dhe të shkencave të tjera mjekësore teknike, duke siguruar transparencë dhe akses të barabartë për të gjithë kandidatët e interesuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër