“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro për koncertin nga fondi rezervë i qeverisë

Nga Xh M
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën me vendimin për t’i dhënë koncertit të Kanye West 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se fondi rezervë i buxhetit mund të përdoret vetëm për raste urgjence, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, dhe jo për të mbështetur një këngëtar.

“Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta që përdoret për urgjenca dhe raste të veçanta; këtë fond Rama e ndan me këngëtarin Kanye West vetëm për lobimet e tij. Ky është krim antikushtetues. Në asnjë rast një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencës së buxhetit. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë, e ka vetëm interes personal. Me një grusht servilësh si ministra”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ky vendim është një arsye më shumë për të protestuar.

“E vërteta është se pagesa 4 milionë euro për Kanye West është fyerje për ata qytetarë që janë në protestë kundër tij”, u shpreh Berisha.

Berisha shfrytëzoi komunikimin në rrjetet sociale për t’u bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në krah të qytetarëve para Kryeministrisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër