Real Madridi po e monitoron nga afër situatën rreth Haalandit: A do të krijojë Perez një sulm ëndrrash?

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi po e ndjek me shumë interes situatën rreth sulmuesit ndoshta më të mirë në botë, Erling Haaland.

Gazeta El Mundo njoftoi se Real Madridi ka marrëdhënie të shkëlqyera me familjen e Haalandit dhe agjentët e tij, dhe se komunikimi i drejtpërdrejtë midis dy palëve ka vazhduar prej vitesh.

Siç dihet, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vite që dëshiron të krijojë një linjë sulmuese që do të shënojë dekadën e ardhshme.

Edhe pse ata sollën Kylian Mbappe, Haaland shihet në Madrid si një “nëntësh” klasik, të cilin skuadra nuk e ka pasur që nga largimi i Karim Benzemas.

Ju kujtojmë se Manchester City po përballet me presion ligjor dhe sportiv për shkak të akuzave për shkelje të rregulloreve financiare të Ligës Premier, dhe ata e shohin shansin e tyre te Reali.

Nga ana tjetër, që kur mbërriti te City në vitin 2022, Haaland ka thyer shumë rekorde, duke shënuar gjithsej 193 gola në të gjitha garat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër