“Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës”/ Balla-Zhupës: Fjalim flamingo nga Temu. Dilni në protestën që bën thirrje “Berisha në burg”

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Në seancën sotme plenare vëmendja ishte te protestat në vend.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se ‘realiteti kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama’. Demokrates iu përgjigj socialisti, Taulant Balla, i cili i tha: ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu.

Zhupa: Ky Kuvend nuk mund të jetë i ndarë nga realiteti qytetarëve në shesh. Keni projekt ligj për shfuqizimin e zonave të mbrojtura ardhur përpara protestës. Kjo një prej kërkesave të protestuesve. E keni lënë pa datë. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore.

Balla: Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.

Pse bëheni kaq qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi tekstin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sistemit”. Kujt sistem? Një protestë që thërret Sali Berisha në burg. E dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Doli zonja dhe tha: “Jemi për paketën e integrimit”, ai u votua. Ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne jemi këtu, do e vazhdojmë detyrën tonë. Orë për të humbur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka.

Për katër projektligjet që keni sjellë, thatë që do sillnit kërkesë për procedurë. Të katër projektligjet tuaja do të rrëzohen dhe projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do ecë para në BE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër