Tetovë, 1 shkurt – Reshjet e borës shkaktuan vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit. Rruga për në Kodrën e Diellit sërish u mbulua nga bora, ndërsa makina e autobusë që ishin nisur drejt kësaj pike turistike nuk mund të lëviznin. Disa shoferë kishin ndaluar për të vënë zinxhirë, pasi as gomat e dimrit nuk iu kryenin punë.
Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër. Më herët gjatë ditës kishte ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda në këtë drejtim rrugor. Vështirësi qarkullimi edhe në disa zona të tjera të vendit.
Ndërsa ndryshe nga viset malore, trafiku në zonat e tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, por në rrugë të lagështa. Sipas sinoptikëve reshje të borës në zonat malore dhe në zonat e tjera reshje të shiut do të ketë pothuajse gjatë gjithë javës, por me temperatura jo shumë të ulëta.

