Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

Nga B.M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Saraj, 15 shkurt – Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit.

Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka dëme në amvisëri apo objekte të tjera. Autoritetet kompetente pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar shkallën e dëmeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër