“Revolucion në arsim: Fuqi e arsimit dual në Maqedoni” – ngjarje në Odën ekonomike

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Oda ekonomike sot e organizon ngjarjen “Revolucion në arsim: fuqia e arsimit dual në Maqedoni” – Projekti i parë i rrumbullakësuar nga tre prioritetet e mëdha të odëss, për prezantim të rezultateve dhe aktiviteteve që i ndërmori komuniteti afarist në procesin e implementimit të arsimit dual dhe inspirim për hapat e ardhshëm në ngritjen e cilësisë.

Fjalime hyrëse në ngjarje do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Odës, Branko Azeski.

“Oda ekonomike është aktivisht e përfshirë në proceset e arsimit për krijim të kuadrit sipas masës së biznesit dhe iniciatore kryesore për implementimin e arsimit dual si model më efikas për sigurimin e kuadrit profesional dhe të kualifikuar, në të cilin sot janë të përfshirë rreth 1000 kompani dhe 65 shkolla profesionale”, informojnë nga Oda ekonomike.          

Përfaqësuesit e kompanive, në pjesën e mbetur të kohës, do të kenë mundësi aktivisht të marrin pjesë në parashtrimin e pyetjeve dhe ndarjen e përvojave nga proceset e deritanishme të përfshirje snë modelin e arsimit dual. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër