Richard Grenell ndan pamjet nga “Marshi për Liri”, optimist për gjyqin në Hagë: Çështjet e Smith në Amerikë kanë dështuar

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 shtator Zhurnal.mk – dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me “Marshin për liri” që po mbahet në Prishtinë, për ish-krerët e UÇK-së.

Në një postim në rrjetin social “X”, teksa ka ripostuar pamjet nga ky marshim, Grenell shkruan se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet, që kur Jack Smith e arrestoi. Duke u ndalur tek Smith, diplomati shton se në Amerikë kanë dështuar të gjitha rastet e ngritura nga ai.

“6 shtatori është njoftimi i Gjykatës së Hagës mbi vendimin në çështjen e Jack Smith kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington, DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme. Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith. Tani varet nga Haga, 16 shtatori. Qëndroni në kontakt.”, shkruan ai.

Në Prishtinë sot u zhvillua “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër