Ritmi i bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE po ngadalësohet

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel/Tiranë, 28 prill, Zhurnal.mk – Pas 13 muajsh hapjeje të 33 kapitujve negociues në negociatat e pranimit në BE, ritmi dilur i përshpejtuar i bisedimeve të Shqipërisë me bllokun evropian po ngadalësohet, pasi nuk është bërë asnjë lëvizje e re për pesë muaj tashmë.
Shqipëria hapi kapitujt e parë negociues në tetor 2024, dhe në nëntor 2025 i hapi që të gjithë 33, raporton dtt-net.com, përcjellë Zhurnal.mk.

Por që atëherë, nuk e ka mbyllur asnjë, pasi 27 shtete anëtare dhe Komisioni Evropian po i analizojnë reformat për të hartuar Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR), që synon një qëndrim të përbashkët midis qeverive të BE-së, përpara se të vendoset për ndonjë hap të mëtejshëm për të filluar procesin e dytë të negociatave, përkatësisht mbylljen e tyre.

“Diskutimet po zhvillohen mbi ‘draftin e Qëndrimit të Përbashkët të përkohshëm’ të BE-së, i cili bazohet në IBAR. Do të ketë takime të tjera në ditët dhe javët në vijim për të arritur një marrëveshje mbi EUCP-në në nivelin COELA [EUCP dhe COELA janë dy grupe punuese brenda Këshillit të Ministrave të BE-së]. Më shumë detaje nuk mund të ndahen në këtë fazë pasi jemi në mes të negociatave”, tha një zyrtar i BE-së për dtt-net.com, dy javë më parë, kur u pyet për gjendjen e negociatave midis vendeve anëtare të BE-së.

Ngadalësimi i ritmit të përshpejtuar gjatë 13 muajëve, të hapjes së kapitujve, vjen në momentin kur Komisioni Evropian (KE) dhe disa shtete anëtare kanë shprehur shqetësim për refuzimin e Kryeministrit Edi Rama për të hequr imunitetin e ish-Zëvendës-kryeministres e ish-Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila akuzohet nga prokuroria për shkelje të ligjit në lidhje me dy shpallje publike kontraktime punimesh në sektorin e ndërtimit dhe po hetohet për disa të tjerë.

KE dhe Ambasada Gjermane në Tiranë muajin e kaluar i drejtuan kritika Ramës dhe Partisë së tij Socialiste (PS) për refuzimin e zbatimit të një kërkese për ndjekje penale të bërë nga prokuroria speciale kundër krimit të organizuar (SPAK) për të hequr imunitetin parlamentar të Ballukut.

“Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha një zëdhënës i KE-së, pas votimit negativ në seancën e tensionuar të parlamentit të 13 marsit.

Ambasada e Gjermanisë bëri të njëjtin reagim po atë ditë.

“Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirat e shqiptarëve. Një kusht i domosdoshëm për të bërë përparim në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, madje edhe në raste të nivelit të lartë. Pritja jonë e qartë është që edhe në këto raste, ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të kryhet shpejt dhe pa pengesa. Politikës shqiptare ende i kërkohet të garantojë këtë proces”, reagoi ambasada gjermane në Tiranë.

Ende nuk ka përfundim të negociatave të shteteve anëtare mbi raportin IBAR të Shqipërisë, një muaj pas fillimit të konsultimeve të brendshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër