Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia apel për shmangie të qarkullimit

nga Xh M

Bllokohet në të dyja kahet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Kjo për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

“Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës“, thuhet në njoftimin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More