Rrëzohet kërkesa nga GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 maj, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin ndaj tij.

Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të hënë në GJKKO, ku ishin të pranishëm edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj.

Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani paraqiti edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, duke argumentuar në favor të ndryshimit të masës së arrestit, por kërkesa e mbrojtjes nuk u pranua nga gjykata./euronews/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër