Seanca e Komisionit Parlamentar për Financim vazhdon të hënën në ora 12:00

nga Xh M

Shkup, 21 nëntor – Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvend do të vazhdojë debatin mbi amendamentet për Projektbuxhetin e vitit 2026 të hënën, më 24 nëntor, në ora 12:00.

Gjatë ditës së sotme, në ditën e katërt të debatit, u shqyrtuan amendamentet e paraqitura nga deputetët e Frontit Europian, të cilat kishin të bënin me ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe me rikonstruksionin e rrugëve lokale dhe rajonale. Asnjë prej amendamenteve të propozuara nuk u miratua.

Në katër ditët e debatit amendamentues, fokusi ishte në kërkesat për sigurimin e mjeteve financiare për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe komunale nëpër komuna. Megjithatë, asnjë nga amendamentet e paraqitura nuk mori mbështetje.

Projektbuxheti për vitin 2026 pritet të dalë për votim në seancë plenare më 9 dhjetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More