Shkup, 4 dhjetor – Në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës po mbahet një seancë e re për zjarrin në diskotekën “Puls”. Të akuzuarit dhe avokatët e tyre duhet t’i japin fjalët hyrëse. Në seancën e fundit, të gjithë deklaruan se nuk janë fajtorë. Pronari i diskotekën, Jovanov, dhe i biri i tij pretenduan se nuk kanë ditur që grupi “DNK” do të përdorte piroteknikë.
Pronari real i objektit, Grozdan Milkovski, tha se nuk kishte ditur fare për çfarë do të përdorej hapësira që ia kishte dhënë me qira Jovanovit, dhe se nuk kishte dhënë pëlqim për përshtatjen e saj. Arkitektja u mbrojt duke thënë se ishte angazhuar vetëm për një pjesë të projektit, dhe edhe ai ishte vetëm për përdorim të brendshëm. Për zjarrin në “Puls” janë të akuzuar 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë.
Në mbrëmjen tragjike të 16 marsit humbën jetën 63 persona, dhe mbi 200 u plagosën.

