Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” kanë vijuar edhe gjatë këtyre ditëve me aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në kanionin e Matkës.
Sipas drejtorit Muamer Seferi, këtë vit angazhimi në zonën turistike të Kanionit të Matkës ka qenë më i madh se në vitet e kaluara, me ekipe që gjatë gjithë sezonit turistik kanë qenë të pranishme në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
“Ekipet e NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ janë çdo ditë në terren, duke punuar me përkushtim për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe rregullimin e hapësirave përreth Kanionit të Matkës, në mënyrë që ky vend të mbetet gjithmonë i rregulluar, i pastër dhe i gatshëm për qytetarët dhe vizitorët”, deklaroi për Zyrtare.net drejtori Muamer Seferi.
