Selin Bollati në BBV Radio ka ndarë mendimet e saj rreth eksperiencës në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Ajo pranoi se do ta kishte përjetuar me zhgënjim nëse nuk do të renditej në vendin e parë, por theksoi se, pavarësisht kësaj, e konsideron veten fituese në mënyrën e saj.
Sipas saj, suksesi në këtë format nuk matet vetëm me çmimin, por me përjetimet dhe kontributin që secili jep gjatë rrugëtimit.
Foto: Instagram
Selin u shpreh se ka dhënë maksimumin nga vetja dhe është përballur pa hezitim me çdo situatë që ka hasur.
Ajo ndaloi edhe te jeta personale, duke theksuar se Big Brother-i më i rëndësishëm për të ndodhet jashtë shtëpisë.
Këtu iu referua partnerit të saj, Gimbo, me të cilin nisi një lidhje gjatë qëndrimit në BBVA.
“Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim. E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur. Kështu që mendoj se ndoshta nuk fitoj një vlerë monetare por dal e fituar nga ky edicion”, u shpreh ajo.
Në thelb, Selin la të kuptohet se, edhe nëse nuk shpërblehet me çmimin e madh, ajo largohet me një ndjesi përmbushjeje.

