Serafimovski në takim me ambasadoren kineze Xiaojan: Fokus në eksportin e verës vendasedhe produkteve organike në Kinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Borçe Serafimovski, realizoi një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Xiaojan, ku u diskutua për mundësitë e avancimit të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe për shkëmbimin e dijes dhe përvojave në bujqësi.

Në pjesën e shkëmbimit tregtar, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për plasmanin e verës maqedonase në tregun kinez. Prodhimi organik u veçua si segment shtesë me potencial për krijimin e lidhjeve të reja afariste mes prodhuesve dhe kompanive nga të dyja vendet.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në aplikimin e teknikave të avancuara bujqësore, prodhimin inteligjent dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në ekonomitë bujqësore, me qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe përdorimin më efikas të resurseve natyrore.

„Bujqësinë moderne e shoh si bashkim të arsimit, shkencës dhe praktikës bujqësore. Arritjet shkencore marrin vlerën e tyre të vërtetë kur prodhuesi mund t’i zbatojë dhe t’i ndiejë përfitimet në punën e tij. Në këtë drejtim shohim hapësirë për thellimin e bashkëpunimit me Kinën dhe për ndarjen e dijes të përshtatur me nevojat e bujqve tanë“, theksoi ministri Borçe Serafimovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër