“Serbi, Serbi të q** motrën”/ Videoja që ndezi rrjetin, Egli zbulon të vërtetën e saj: Pse ju dhemb? Nuk e nisa unë, por pse të mos e bëja kur…

nga D. V.

E ftuar në emisionin “Pardon  My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje në një koncert të organizuar në Drenicë. Rikujtojmë se performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët e interpretuara, por edhe për një moment të papritur që ndodhi në skenë. E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q** motrën!”.

Këtë situatë Egli zgjodhi që ta sqaronte në Top Albania Radio duke shpjeguar gjithçka dhe duke theksuar se:

E kam përjetuar, vetëm për faktin se si çdo gjëje tjetër i vihen bishta nga mbrapa dhe tjetërsohet historia sepse normalisht që lajmi dhe titulli shet. Ti nuk e di fare se si ka ardhur situata në atë pikë, unë nuk kam qenë iniciatorja e të bërtiturit kundër Serbisë edhe pse në fund të ditës pse mos të isha?

Egli shtoi se:

Nuk më shqetëson vetëm për faktin se unë e di shumë mirë se si ka ardhur si situatë dhe unë nga goja ime nuk kam nxjerrë në as edhe një moment të vetëm asnjë fjalë banale. Turma e nisi atë gjë, u bëra pjesë me ta, e ndjeva të bëhesha. Kaq, pikë. Mbaroi muhabeti. U desh të bënim një gol historik ndaj Serbisë që të rikthehej dhe të thonë “Kjo është gjendja ime në këto momente.” Kur kjo është gjendja që ti e ke masakruar ti deri dje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More