Sherr në një lokal në Shkup, përleshen fizikisht dy të reja 20 dhe 25 vjeç

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Një mosmarrëveshje në një lokal në komunën Qendër të Shkupit përfundoi me përleshje fizike mes dy grave të reja, të moshës 20 dhe 25 vjeç, të dyja nga Shkupi.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 18 tetor, në orën 01:30 pas mesnate. Sipas denoncimit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike, duke përfunduar me përleshje fizike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër