Shkarkimi i drejtoreshës së Operës në Venecia bën bujë, deklarata për punësime ‘me trashëgimi familjare’ ndez skandal

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teatri prestigjioz “La Fenice” në Venecia ka shkarkuar drejtoreshën e sapoemëruar muzikore, Beatrice Venezi, vetëm pak muaj përpara se ajo të merrte zyrtarisht detyrën, duke ndezur debat të fortë në botën e artit në Itali.

Vendimi erdhi pas deklaratave të saj në një intervistë për një media argjentinase, ku Venezi la të kuptohej se në botën e operës shumë pozicione “kalojnë nga babai te djali”, duke nxitur reagime të ashpra nga muzikantët e teatrit.

“Unë nuk kam ‘kumbara’. Kjo është diferenca ime. Nuk vij nga një familje muzikantësh”, u shpreh ajo, duke shtuar se kundërshtarët e saj “kanë frikë nga ndryshimi”.

Pak ditë pas intervistës, drejtoria e “La Fenice” njoftoi shkarkimin e saj, duke e justifikuar vendimin me “deklarata të përsëritura dhe serioze publike, fyese dhe dëmtuese për imazhin artistik dhe profesional të teatrit dhe orkestrës”.

Emërimi i Venezi kishte shkaktuar polemika që në fillim, për shkak të moshës së saj të re dhe mungesës së përvojës në nivele të larta të drejtimit orkestral. Kritikët e lidhën gjithashtu emërimin e saj me afërsinë e saj me kryeministren italiane Giorgia Meloni, gjë që ajo e ka mohuar.

Muzikantët e teatrit kishin protestuar më herët përmes një greve dhe madje gjatë një koncerti të transmetuar në televizion, disa prej tyre shfaqën shenja simbolike proteste ndaj emërimit të saj./ Burimi: BBC

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër