Shkëlqimi me Spartën, Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Albion Rrahmani është rikthyer te golat në Superligën e Çekisë, por edhe te shkëlqimi me fanellën e Sparta Pragës.

Sulmuesi kosovar ka qenë krucial në fitoren e Spartës 2-0 ndaj Jablonecit.

Ylli dardan u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe gjeti golin e dytë në këtë ndeshje.

Falë paraqitjes fantastike që pati ndaj Jabloenc, Rrahmani është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Çekisë nga SofaScore.

25-vjeçari ishte ndër futbollistët më të vlerësuar dhe nga SofaScore ai mori notën 8,3.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër