Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova”, hapësirë moderne për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë, po transformohet në një hapësirë moderne për mësuesit dhe nxënësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj shkolle, ndërsa u shpreh se kjo godinë po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve.

Ky investim arsimor është pjesë e nismës për modernizimin e infrastrukturës shkollore në vend, duke krijuar kushte bashkëkohore për mësimdhënie dhe zhvillim të nxënësve.

Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Investimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbështetje të komunitetit në kryeqytet dhe në krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër