Shkollë e re në Astir, 28 klasa, laboratorë e bibliotekë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Zona e Astirit në kryeqytet do të ketë së shpejti një institucion të ri arsimor, duke iu shtuar listës së shkollave dhe terreneve sportive të rikonstruktuara apo të ndërtuara gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e re, duke e cilësuar si një zotim që më në fund po realizohet.

Sipas Ramës, shkolla do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative për fëmijët dhe komunitetin.

Kjo shkollë e re i shtohet 53 institucioneve arsimore që hapën dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rilindura gjatë dekadës së fundit.

artikuj të ndërlidhura