Shoku i Mirit hyn në Big Brother, Selin me ‘thumb’: Tenxherja – kapakun

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sfida e mosreagimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania solli një moment të veçantë sot (e enjte), pas hyrjes së papritur të Landit nga “West Side Family”.

Hyrja e tij nuk kaloi pa bujë e pa marrë vëmendje nga konkurrentët, por as edhe nga jashtë.

Menjëherë sapo hyri, Landi iu drejtua Mirit për t’i dhënë mbështetje maksimale dhe i la një porosi të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fortë”.

Foto: Instagram

Ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë.

Por thumbimet e Landit nuk u ndalën këtu.

Ai iu kthye Selinës me një tjetër batutë të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie”.

Natyrisht, Selin nuk mbeti pa përgjigje.

Foto: Instagram

Ajo u dëgjua duke thënë: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun”, duke nënkuptuar se të dy djemtë janë të njëjtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër